Neymar te Barcelona? Bartomeu sqaron gjithçka
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Neymari të kthehet në Camp Nou, dy vite pas largimit që e bëri brazilianin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

“Kam folur me Neymarin, jemi takuar disa herë, ama njerëzit e tij kurrë nuk më kanë thënë se ai dëshiron të kthehet”, tha Bartomeu për Radio Barcelona.

“Askush nuk na ka telefonuar për këtë çështje. Neymari ka kontratë me PSG. Ky është sezoni i tij i dytë dhe është e vështirë ta imagjinosh se ata duan ta shesin. Ne nuk deshëm”, shtoi ai.

Bartomeu thotë se Barça tani ka marrë tjetër rrugë, duke u mbështetur në dy blerjet me të shtrenjta në histori të klubit, Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon.

“Klubi ka marrë tjetër rrugë tani, me Dembelen dhe Coutinhon. Ne kemi vazhduar jetën me ta. Ata janë dy investimet më të mëdha në histori të klubit dhe ne i mbështesim ata 100 për qind”, deklaroi Bartomeu. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori