Neymar te Reali, Casemiro pjesë e ç'do marrëveshje
Paris Saint-Germaini ka nxjerr Neymarin në shitje dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 220 milionë euro, të cilat ia pagoi dikur për brazilian, edhe pse ekziston edhe një mënyrë tjetër për ta ulur çmimin e lartë të këtij operacioni, veçanërisht për Real Madridin.

Çelësi do të ishte Casemiro, një futbollist i cili është vëzhguar nga zyrtarët e Parisit tash e një kohë, i cili shihet si zëvendësues ideal për Thiago Mottan, të cilin kampioni francez po e ka të vështirë ta gjejë.

Drejtorët sportivë të PSG-së Leonardo Araujo dhe Antero Henrique e kanë vëzhguar mesfushorin brazilian, i cili është prioritet e klubit para Allanit të Napolit.

Reali asnjëherë nuk e ka pranuar se Casemiro është në shitje, megjithatë, roli i brazilianit është më pak i rëndësishëm nën udhëheqjen e Zinedine Zidane dhe ardhja e mundshme e Paul Pogbas do ta zbehte rolin e tij edhe më shumë.

Zidane është duke planifikuar ndryshime për ta ripërtërirë Real Madridin, që nënkupton ndryshim në stilin e lojës dhe derisa Casemiro është gjithmonë lojtar i dobishëm, ai mund të mos jetë i rëndësishëm si dikur nëse plani i transferimeve të klubit është i suksesshëm.
Shtuar më 18/06/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori