Neymar tërbon PSG: Lojtari më i shtrenjtë i historisë më tepër ka munguar, sesa ka luajtur
Që nga viti 2017 deri tani, Neymar ka humbur 64 ndeshje dhe ka luajtur vetëm 63 me skuadrën e PSG-së.

Shifra që tregojnë se aventura e tij në Francë është një katastrofë e vërtetë.

Braziliani nuk ka luajtur 52 ndeshje për shkak të dëmtimit, 4 për shkak të pezullimeve dhe 4 të tjera ishin në fillimin e këtij sezoni kur kërkoi rikthimin te Barcelona.

Ai vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit me rreth 300 milionë euro, por këto shifra nuk i ka justifikuar aspak në fushën e lojës.

Pagesa e tij shkon afro 80 milionë euro duke përfshirë edhe taksat.
Shtuar më 29/10/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori