Neymar tregon se cili ka qenë kundërshtari më i lehtë që është përballur
Pëlqej
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Brazil, ylli i PSG-së, Neymar, i është përgjigjur pyetjeve të një të famshmi të Youtube atje.

Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes se kush është futbollisti më i dobët në Kombëtaren e Brazilit, dhe zgjodhi të tregojë se kush është lojtari më i dobët ndaj të cilit ka luajtur, shkruan Albeu.com.

Ky epitet i takon mbrojtësit kolumbian të Napolit, Camilo Zuniga, sipas Neymarit.

Zuniga, thjesht sepse më ka lënduar”, ka shpjeguar ai.

Zuniga e lëndoi Neymarin pas një ndërhyrjeje të shëmtuar në shpinën e tij gjatë çerekfinales së Kupës së Botës mes Brazilit dhe Kolumbisë në vitin 2014.

Shtuar më 14/12/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori