Neymar tregon tmerrin: Dy ditë nuk dola nga shtëpia, vetëm qaja
Neymari e ka pasur shumë më të vështirë ta pranojë lëndimin e pësuar së fundmi këmbën e djathtë, aq të vështirë saqë ka qarë dy ditë rresht.

“M’u desh kohë më e gjatë për ta pranuar. Qëndrova dy ditë në shtëpi. Ndihesha keq dhe vetëm qaja”, zbuloi Neymar.

“U ndjeva shumë i pikëlluar. Kur u lëndova herën e parë dhe kisha këtë dëmtim, thashë me vete se duhet të nxitojmë dhe të operohem që të rikthehem për Kupën e Botës, prandaj nuk isha shumë i pikëlluar”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori