Neymar trembet se me kalimin tek PSG, mund të vizitojë shpesh gjykatat
Teksa pyetjet vazhdojnë për aftësinë së Paris Saint-Germain për të përballuar Neymar, lojtari dhe rrethi i tij raportohen të kërkojnë garanci mbi mundësinë e marrëveshjes.

Me transfrimin që pritet të kushtojë plot 222 milionë euro, që shkon më tepër se 300 milion euro duke përfshirë dhe shtesat nga taksat, pagën dhe tarifat e mëtejshme, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është midis atyre që e hedhin poshtë mundësinë për shkak të ligjit financiar të UEFA-s për Play Fair.

PFF kërkon që asnjë ekip të mos tejkalojë 30 milion euro të deficitit total gjatë një periudhe tre vjeçare, braziliani do të kërkojë që punëdhënësit e tij i ardhshëm të konfirmojnë se nuk do të përfundojnë duke u përballur me ligjin, sipas BFM TV, përcjell Albeu.com.

Për më tepër, L'Equipe raporton se 'ekuacioni nuk është i lehtë' për PSG, por ai mund të përballet falë disa largimeve nga PSG. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori