Ne duhet t’i kuptojmë mbrojtësit e shkretë që përballen me
Neymar. Ylli i Santos “tallet” me ta kur ka
topin në këmbë, duke e ditur frikën me të cilën ata ndjekin lëvizjet e tij.
Kështu ka ndodhur gjatë ndeshjes Santos-Catanduvense, në kampionatin brazilian, ku sulmuesi
Neymar ka bërë një
dribling të mrekullueshëm duke arritur t’i largohet mbrojtësit kundërshtar, i cili e ka ndalur hovin e tij vetëm me nje fall të rëndë nga mbrapa, duke marrë dhe karton të kuq. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012,
ora 16:57