Neymar u ndëshkua me qëllim me karton të kuq, kjo është arsyeja
PSG ja doli të fitonte ndaj Bordeaux me rezultatin e ngushtë 3-2. Në këtë ndeshje ylli brazilian Neymar u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Sipas AS, braziliani si duket u ndëshkua me qëllim, pasi ka plane për udhëtim gjatë javës, shkruan Indeksonline.

Ylli i PSG-së do të udhëtoj për në Rio de Janiero për të marrë pjesë në karnavalet që organizohen atje.

Ato kanë filluar të premten dhe do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Neymar nuk është i obliguar të marr pjesë në stërvitje me klubin dhe do të jetë i pranishëm në dy natët finale të karnavaleve të Rios.
Shtuar më 24/02/2020, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori