E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Neymar udhëton pa lejen e Tuchel në Brazil
Neymar nuk është stërvitur gjatë ditës së enjte, ka udhëtuar në Brazil, por pa lejen e Thomas Tuchel.

Paris Saint-Germain ka kryer stërvitjen e fundit këtë sezon, teksa të premten do të zhvillojë ndeshjen mbyllëse kundër Reims.

Sipas "Le Parisien", në seancën stërvitore nuk ka marrë pjesë Neymar, mësohet se sulmuesi është nisur për në Brazil në vigjilje të turneut të Kupës së Amerikës që është në program të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 7 korrik.

Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte për faktin që braziliani është nisur pa lejen dhe autorizimin e trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel.

"Leje për Neymar? Jo, të paktën nga ana ime. Nuk më përket mua vendimi për ta lënë të largohet, ose jo", deklaroi i nervozuar trajneri i PSG-së.

Gjërat po përkeqësohen për PSG-në sepse këtë javë u raportua për një largim të mundshëm të brazilianit dhe Kylian Mbappes nga Parisi.

Madje, vet Tuchel dha sinjale se kjo mund të bëhet realitet, i cili tha: "Shumë klube duan të blejnë lojtarë dhe tregu tashmë është i çmendur, por nëse më pyesni mua, po, i dua këtu për sezonin e ardhshëm. Por, nëse jo, do të mundohemi të bëjmë zgjidhje (për t’i zëvendësuar Mbappen dhe Neymarin)".
Shtuar më 23/05/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori