Neymari: Coutinho po “vuan”
Pëlqej
Philippe Coutinho është duke “vuajtur” për shkak të refuzimit të Liverpoolit që ta shesë atë te Barcelona, sipas bashkëlojtarit të tij te kombëtarja braziliane, Neymar.

Ylli i Liverpoolit ka kërkuar që të transferohet në këtë afat kalimtar në Barcelonë, por diçka e tillë është refuzuar nga klubi anglez, që ka refuzuar tre oferta të klubit spanjoll, transmeton Koha.net.

Coutinho nuk u paraqit në fitoren prej 4-0 ndaj Arsenalit, me arsyen se kishte dhimbje në shpinë, por luajti si zëvendësues në fitoren prej 2-0 të Brazilit ndaj Ekuadorit, në të cilën edhe shënoi.

Sipas Neymarit, që theu rekordin botëror duke u transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro, Coutinho është shumë i mërzitur, dhe i zhgënjyer.

“Fatkeqësisht, në vend se të jetë një kohë e lumtur për të (Coutinhon), dhe familjen e tij, është një moment i dhimbshëm për të, zhgënjyes dhe i mërzitshëm. Më pëlqen ta shikoj të lumtur sepse e kam bashkëlojtar dhe shok për një kohë të gjatë. Ai u shpërblye me një gol sot, për kënaqësinë e tij dhe tonën”, është shprehur Neymar për ESPN. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori