"Neymari gaboi që u largua nga Barça"
Ish-futbollisti i Barcelonës, Rovaldo thotë se Neymari gaboi kur vendosi të largohej nga klubi katalonas.

Reprezentuesi brazilian u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint Germainit për 222 milionë euro në verën e vitit 2017 dhe ende mbetet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Së fundmi është duke u raportuar se 27-vjeçari dëshiron largimin nga klubi francez, duke menduar për një rikthim të mundshëm në Spanjë.

Real Madridi prej kohësh ka shprehur interesim për brazilian, derisa së fundmi është raportuar se 27-vjeçari mund të rikthehet edhe në Barcelonë.

"Unë do të doja që Neymari të rikthehej. Do të ishte mirë për Barçën dhe Neymarin", deklaroi Rivaldo.

"Ishte një gabim që ai u largua. Ai nuk e thotë këtë, as babai i tij, por ishte. Ai kishte katër apo pesë vite në kontratën e tij me Barçën dhe nuk kishte nevojë të largohej. Tifozët nuk donin që ai të largohej. Unë mendoj se 70% e tyre e donin qëndrimin e tij", shtoi ndër të tjera ish-futbollisti i njohur brazilian.
Shtuar më 21/06/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori