Neymari kërkoi bashkim me Messin, kandidati për president të Barcelonës, Rousaud: Ai vjen vetëm falas
Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Emili
Rousaud ka shpjeguar se ylli i PSG-së,
Neymar mund të rikthehet të Barcelona vetëm si agjent i lirë.
Braziliani që dy vite është i lidhur me rikthimin në "Camp Nou", mirëpo gjiganti francez kërkon vlerën e 150 milionë eurove.
Sidoqoftë,
Rousaud që ishte krahu i djathtë i Bartomeut njoftojë se
Neymar mund të rikthehet si agjent i lirë.
“
Neymar mund të vijë, por vetëm
falas.
Nëse është
falas do konsiderohet, përndryshe është e papërballueshme
nëse një president i ri do vjen me një mrekulli”.
“Transferimi i
Neymar është i pamundur. Unë thashë se do shikojmë mundësinë e transferimit kur t’i skadojë kontrata në 2022, ndryshe nuk do jetë e mundur”, deklaroi ai.
Neymar dje zbuloi dëshirën për t’u ribashkuar me Messin duke thënë se vitin e ardhshëm do luajë me të, por nuk dihet
nëse të Barcelona ose të PSG-ja.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 14:42