Neymarin e pret një kontratë e re nga PSG-ja
Paris Saint-Germian është duke punuar në kontratën e re të Neymarit dhe shpreson që lojtari ta nënshkruajë atë.

Sulmuesi brazilian në këtë verë që shkoi e kërkoi me ngulm largimin nga skuadra franceze, pasi për të ishin interesuar Barcelona dhe Real Madridi.

Lojtari 27-vjeçar nuk ia arriti qëllimit dhe në fund vendosi të qëndronte te kampioni i Ligue 1, derisa kontrata aktuale i skadon në vitin 2020.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, parisienët janë duke punuar në marrëveshjen e re me Neymarin dhe shpresojnë që ta vendosin lapsin në letër.

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i brazilianit, mirëpo një kontratë e përmirësuar mund t’i ndryshojnë mendimin lojtarit.
Shtuar më 13/10/2019, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori