Nga 2015-2016 Serie A me teknologji në fushë
"Nga sezoni i ardhshëm, 2015- 2016, edhe Serie A do t’i hapë dyert teknologjisë, ‘Syrit të Fajkoit’, i cili do të heqë të gjitha dyshimet mbi golat fantazmë".

Me këto fjalë, presidenti i federatës italiane Carlo Tavecchio ka zyrtarizuar lajmin se do të nisë "injektimi" i teknologjisë në stadiumet e Serie A, të cilët do të minimizojnë debatet dhe polemikat e shumta që shoqërojnë sidomos klubet më të mëdha mes tyre.

Prej dy muajsh ishte dhënë ideja, por shumë shpejt pritet të nisin punimet për instalimin e teknologjisë. /albeu.com/



Shtuar më 15/01/2015, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori