Nga 40 milion euro, Interi kërkon të marrë falas mbrojtësin francez
Një tjetër “parametër zero” për Interin, që pas blerjeve të De Vrij dhe Asamoah, këtë herë duket se do të bëjë merkato jashtë vendit për të forcuar mbrojtjen në funksion të sezonit të ardhshëm.

Sipas “Tuttosport”, një nga emrat që po ndiqet nga zikaltrit është Eliaquim Mangala, i lindur më 1991, jashtë kontrate me Manchester City në qershor të vitit 2019.

Mangala aktualisht është larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi. “Qytetarët” kishin paguar për ta marrë atë nga Porto rreth 40 milionë euro, por kurrë nuk e justifikoi këtë çmim, shkruan Telesport. Për pasojë u huazua te Valencia në fillim dhe pastaj tek Evertoni.

Mbrojtësi në fjalë është pëlqyer gjithmonë nga Ausilio, për të cilin ai do të përfaqësonte një alternativë të shkëlqyeshme, nëse Miranda vendos të largohet nga Interi, një vit para skadimit të kontratës aktuale (zgjat deri më 2020).

Megjithatë, Mangala nuk është emri i vetëm në listën e lojtarëve, që po ndjek klubi zikaltër.

Për këtë rol pëlqehen edhe Andersen i Sampdorias, Mancini i Atalantës dhe Vertonghen i Tottenham.

Po sipas “Tuttosport”, Inter ka në radarët e vet edhe lojtarin e datëlindjes 2000, mbrojtësin Ozan Kabak të Galatasaray.
Shtuar më 26/11/2018, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori