Nga Anglia: Strootman, blerja e ardhshme e Van Gaal
Pëlqej
Manchester United, pasi shpenzoi mbi 200 milionë euro gjatë merkatos së verës, nuk kërkon të ndalet: në pritje të merkatos së janarit Louis Van Gaal ka ndermend të sjellë në skuadër edhe një qëndër-mbrojtës dhe një mesfushor, shkruan "The Guardian".

Përsa i përket këtij të fundit, tekniku holandez preferon mesfushorin e Romës Kevin Strootman, i cili vlerësohet me rreth 37,5 milionë euro. Por sulmi i vërtetë i "Red Devils" për "Tulipanin" do të nisë atëherë kur lojtari ta ketë kaluar plotësisht dëmtimin e rëndë në gju..

Strootman është pjesë e listës Champions të prezantuar dje nga Roma, ndërsa një shitje e tij do të sillte shumë ndryshime te klubi italian duke filluar me ardhjen e talentit të PSG-së Adrien Rabiot.

Përsa i përket mbrojtjes, Manchester United nuk heq dorë nga gjermani i Borussia Dortmund Mats Hummels. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori