Nga Buffon te Barton, njihuni me lojtarët kumarxhinj (FOTO LAJM)

Nga Buffon te Barton, njihuni me lojtarët kumarxhinj (FOTO LAJM)

Kumarin mund ta quajm ndryshe dhe si sëmundja e shekullit, ai është një ves që ka prekur miliona njerëz në botë.

Dhe varësisë nga kjo sëmundje nuk mund t’i shpëtonin as futbollistët, të cilët edhe pse kanë të miliona dollar, nuk i kanë shpëtuar dot varësisë së tij.

Më poshtë keni dhe disa nga futbollistët e famshëm që luajn kumar:

DIDI HAMAN – “Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane, Didi Haman, pranoi se në katër vitet e fundit të karrierës humbi një pjesë të konsiderueshme të ardhurash. Gjatë viteve të fundit 45-vjeçari ka ngritur shpesh zërin për këtë çështje që mbahet në errësirë të plotë nga komuniteti i futbollistëve”.

POL GASKOINJ – “Gaza siç njihet ndryshe është një ndër figurat më interesante të futbollit anglez. Ish-mesfushori i Lacios ka vuajtur shpesh varësinë ndaj kumarit, që fatkeqësisht nuk ishte e vetmja, pasi anglezi ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme me varësinë ndaj alkoolit”.

XHOI BARTON – “Mbetemi te anglezët. Barton u pezullua për një vit e gjysmë nga futbolli pasi federata angleze zbuloi se mesfushori kishte luajtur 1260 baste në një periudhë 5-vjeçare. Gjithsesi bëhej fjalë për shuma relativisht të vogla që nuk përbënin shqetësim për një futbollist me të ardhura prej milioneri si Barton”.

XHANLUIXHI BUFON – “Portieri i njohur italian Xhanluixhi Bufon, ka një reputacion si një kumarxhi i thekur. ‘Xhixhi’ e ka deklaruar vetë që e luan bixhozin.
Ai ka thënë se në vit luan rreth 1 milion euro kumar.


Shtuar më 29/07/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori