Nga Del Bosque tek Gerrard, legjendat parashikojnë finalen e Champions Leagues
Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen në finalen e madhe të Kievit në UEFA Champions League.

Olimpic Stadium i Kievit do të presë finalen e madhe të Championsit, ku trofeu synohet nga dy gjigantët evropianë.

Bota e futbollit është ndarë në dysh dhe asnjëra skuadër nuk shikohet si favorite, por me mundësi të barabarta.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka intervistuar shumë legjenda të futbollit, ku i ka pyetur në lidhje me fituesin e finales së Champions Leagues.

Edhe këta ish-futbollistë, trajnerë e njerëz të sportit janë të ndarë rreth mendimeve të tyre, pasi disa kanë prognozuar si fitues Realin dhe disa të tjerë Liverpoolin.

• Vincente Del Bosque

- Real Madridi fiton 4-1

• Jose Antonio Camacho

- 3-0 për Real Madridin

• Bruce Grobbelaar

- Fitore 3-1 për Liverpoolin

• Cafu

- Përfundon me barazim 2-2

• Jerzy Dudek

- Barazim 2-2, Liverpool fiton me penallti

• Esteban Cambiasso

- Fitore 3-1 nga Real Madridi

• Steven Gerrard

- Të Kuqtë kanë ‘shumë shans të mirë”.

• John Toshack

- “Zemra ime thotë Liverpooli, por koka Real Madridi”.

• Kenny Dalglish

- “Real Madridi ka një aurë rreth tyre, por nuk po luan kundër asaj aureje, po luan kundër skuadrës”.

• Luis Garcia

- Liverpooli fiton 2-1

• Marcel Desailly

- Barazim 3-3

• Steve McManaman

- “Liverpooli janë të fortë dhe të shpejtë, kështu që unë mendoj se ata do të fitojnë ndeshjen me shumë gola “.

• Phil Thompson

- “Fiton Liverpooli me Salah, Mane, Firmino dhe Bale golashënues”.

• Robbie Fowler

- Real Madrid 1-2 Liverpool

• Royston Drenthe

- “Liverpool është në një formë të mirë, por ata luajnë kundër Real Madridit dhe ata duhet ta respektojnë atë”.

• Manuel Sanchis

- “Madrid mund të jetë pak më të mirë se Liverpooli, por kjo është një finale dhe çdo gjë mund të ndodhë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori