FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Nga derri te macja/ ja kë zgjedh "Akil" për ndeshjen e parë

Pëlqej
Vetëm një ditë na ndan nga nisja e Botërorit "Rusia 2018" dhe tifozët me zi po presin të bëjnë parashikimet e tyre.

Jemi mësuar që në Botëroret e kaluara të bëhën pjesë edhe kafshëtparashikimet e tyre ku shpesh herë ja kan qëlluar të gjejnë fituesin.

Pak orë më parë është publikuar një derr që thuhet se ka aftësi të parashikojë Botërorin tani edhe një mace është bërë pjesë e kësaj bestytnie.

Tifozët rusë mund të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse me Arabinë Saudite, duke qenë se orakulli Akil, ka parashikuar fitoren e tyre për këtë sfidë.

Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë. Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”.

Shtuar më 13/06/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori