Nga Destro te ëndrra Falcao, të gjitha emrat post-Balotelli (FOTO LAJM)

Jackson Martinez - Porto
Pëlqej
Mario Balotelli është i Liverpoolit tashmë. Sulmuesi kaloi vizitat mjekësore në "Melwood" dhe tashmë pret vetëm të firmsoë kontratën. Pas zyrtarizimit të transferimit të tij edhe Milani do të nisë fushatën për gjetjen e zëvëndësuesit të tij.

Adriano Galliani ka nisur punën për të gjetur njeriun e duhur dhe emri më i lakuar për momentin është Jackson Martinez. Kolumbiani i Portos ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh, që janë shumë për Milanin, ashtu siç janë edhe 25 milionët e kërkuar nga Roma për Mattia Destro.

Sipas "Gazzetta dello Sport", një opsion është edhe Samuel Eto'o, ndërsa po në Angli po vëzhgohen edhe Fernando Torres, Javier Hernandez, Alvaro Negredo dhe Roberto Soldado.

Por ëndrra e vërtetë mbetet Radamel Falcao. Bomberi i Moancos është i preferuari i Inzaghit dhe Berlusconit. Bosi i Milanit duhet ti sigurojë edhe 15 milionë euro të tjera buxhet Gallianit në mënyrë që të bindë klubin nga Principata, shkruan "TuttoSport". /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori