Nga fotot nudo te profesioni, rrëfehet Diletta Leotta (FOTO LAJM)

Ajo është një nga femrat më seksi në Itali dhe çdo gjë që ajo bën ose publikon bëhet virale. Dileta Leota gazetarja sportive e “DAZN”, ka folur për mediat e vendit të saj, ku është shprehur për tifozët e Napolit, fotot nudo që u publikuan para disa vitesh dhe për profesionin e saj.

Tifozët e Napolit dhe kërkesa për të nxjerrë gjoksin? “Ishte një keqkuptim, dhe veprimi që unë bëra në atë mënyrë ishte më shumë të tregoja faktin ironik të atij momenti”.

Çdo gjë virale? “Çdo gjë që bëjë unë kthehet në virale. Edhe kur shkoj në palestër edhe kur shkoj në një pub e kërcej. Nuk e di pse ndodh”.

Fotot nudo? “ Kam bërë denoncime, jo vetëm që të mbroj jetën time private, por sepse edhe si gra duhet të luftojmë të tilla raste. E vlerësova shumë mbështetjen e Balotelit dhe ndjeva se nuk isha e vetmja që kam këtë problem”.

Profesioni? “Që e vogël e ëndërroja, madje merrja në intervistë shokët e mi që luanin futboll. Shumë nga kolegët e mi, duan t’ia dinë vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës, por unë jo. Kur të intereson vetëm futbolli më dëgjon, nëse jo vetëm më sheh. Bëj shaka, por në përgjithësi kjo është logjika”.
Shtuar më 10/10/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori