Nga Franca: Kaka mund të shkojë te PSG
Sipas të prestigjozes franceze "L'Equipe", Paris Saint Germain do ti rikthehet punës për të bërë të tijin brazilianin e Real Madrid, Ricardo Kaka. Edhe pse nuk ka ende konfirmime nga të dyja klubet, lajmi i ri është disponibiliteti i klubit spanjoll për ta futur në tratativa shitjen e ish lojtarit të Milan që në Paris do të gjente ish trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.

Kaka ka një kontratë me klubin mbretëror, e cila skadon më 2015-ën dhe shpesh herë në daljet e tij të fundit publike ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë të luajë në Santiago Bernabeu dhe madje të fitoj trofe me Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori