Nga Haaland te Martinez e Sancho, top 10 talentët që pritet ta tronditin tregun e transferimeve në verë
Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me kampionatet e mëdha evropiane pas pezullimit të tyre shkaku i coronavirusit.

Pandemia që ka prekur gjithë botën ka bërë që shumë klube të pësojnë edhe humbje të mëdha financiare, duke bërë që disa t’i zbresin edhe pagat e futbollistëve.


Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë edhe me transferimet, por disa nga klubet e mëdha kanë bërë gati transferimin e objektivave të tyre.

Gazeta prestigjioze spanjolle Marca ka bërë gati 10 talentet që pritet ta tronditin tregun e transferimeve këtë verë, ku pritet që shumë klube të shpenzojnë shumë për t’i afruar ata.

Nga Erling Haaland, te Jadon Sancho e Lautaro Martinez është lista me lojtarët e talentuar që pritet të ndërrojnë ambient.



Erling Haaland (Borussia Dortmund)

Sulmuesi norvegjez e nisi sezonin te Salzburgu ku kishte vlerë pesë milionë euro, por në janar u transferua te Dortmund dhe ka filluar shkëlqimin e tij.


Tani Haaland ka një klauzolë largimi prej 80 milionë euro dhe ndiqet nga shumë klube të mëdha.

Real Madrid, Juventus dhe dy skuadrat nga Manchesteri pritet të duelojnë për transferimin Haalandit në verë.



Lautaro Martinez (Inter)

Ylli argjentinas ka qenë lojtari kryesor i Interit këtë sezon dhe është vërshuar nga ofertat.

Lautaro ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Camp Nou, pasi është objektivi kryesor i Barcelonës.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanës shprehur edhe Chelsea, Manchester City e Paris Saint Germain.



Kai Havertz (Bayer Leverkusen)

Llogaritet si e ardhmja e futbollit gjerman dhe Havertz ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Leverkuseni e vlerëson xhevahirin e tyre 90 milionë euro dhe interesimi nga skuadrat e mëdha nuk mungon.

Liverpool, Arsenal, PSG, Bayern Munich dhe Chelsea e duan talentin gjerman.



Eduardo Camavinga (Rennes)

Real Madridi pritet të shpenzojë 70 milionë euro për afrimin e talentit francez.

17-vjeçari Camavinga që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit francez.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Bayern Munich, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.



Ferran Torres (Valencia)

Anësori spanjoll ka vetëm edhe një vit kontratë me Valencian dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Kjo ka bërë që vlera e tij të jetë vetëm 50 milionë euro, pasi cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme.

Klube të ndryshme evropiane përfshirë Real Madridin dhe Juventusin janë duke tentuar transferimin e Ferran Torresit në verë nga Valencia.



Gabriel Martinelli (Arsenal)

Sulmuesi brazilian padyshim që është zbulimi i vitit te Arsenali, pasi ka bërë shumë mirë këtë edicion.

Topçinjtë mund ta humbasin në verë yllin e tyre, pasi Real Madridi është duke monitoruar situatën e tij.

Vlera e Martinellit po rritet dita e ditës dhe lojtari aktualisht kushton 60 milionë euro.



Jadon Sancho (Borussia Dortmund)

Vëmendja kryesore këtë afat kalimtar veror padyshim se do të jetë tek super ylli anglez Jadon Sancho.

20-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 20 asistime në të gjitha garat.

Dortmundi synon t’i fitojë mbi 120 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa për Sanchon interesim kanë shfaqur Liverpooli, Bayern Munich, Barcelona, Chelsea, PSG dhe Manchester United.



Christopher Nkunku (RB Leipzig)

Transferimi në RB Leipzig nga PSG i ka bërë mirë talentit francez, pasi duke pasur më shumë hapësira ka treguar edhe talentin që ka.

22-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë në Bundesliga, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë 14 asistime.

Arsenali është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij në Londër.



Achraf Hakimi (Borussia Dortmund)

Ylli maroken po kalon vitin e dytë si i huazuar te Dortmundi ku ka shfaqur tërë potencialin e tij.

21-vjeçari maroken është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, por Real Madridi ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë atë.

Hakimi po kërkohet nga PSG, Chelsea, Juventus e Bayern Munich, ndërsa vlera e tij është 60 milionë euro.



Houssem Aouar (Lyon)

Mesfushori i talentuar francez pritet të thyej rekordin si lojtari më i shtrenjtë në histori të Lyonit.

21-vjeçari ka shënuar nëntë gola këtë edicion dhe ka bërë shtatë asistime, duke rënë në sytë e gjigantëve evropianë.

Manchester City, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus e duan yllin francez.

Lyon synon që nga shitja e Aouar të fitojë 70 milionë euro.
Shtuar më 09/04/2020, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori