Nga Handanoviç te Palacio, kush rinovon dhe kush jo (FOTO LAJM)

Lojtarët që pritet të rinovojnë: Samir Handanoviç
Skadime, rinovime dhe largime. Merkatoja e Inter është një kantier i hapur dhe afrimi i Erick Thohir në krye të presidencës zikaltër pritet të sjellë një revolucion të vërtetë në ekipin e "Appiano Gentile"-s. Për momentin, diskutimet rreth drejtimit të klubit kanë bërë që çështjet rreth rinovimeve ose jo të disa lojtarëve të shtyhet për më vonë por që nuk mund të zgjasë shumë gjatë.

Katër futbollistë duket se e kanë të sigurtë zgjatjen e kontratës me skuadrën, ndërsa 4 të tjerë duket se po luajnë sezonin e fundit në ngjyrat zikaltër, mes të cilëve edhe kapiteni Javier Zanetti.

Mbetet për tu vlerësuar edhe situata e kolumbianit Fredy Guarin. Mesfushori ka shprehur dashurinë e tij për ngjyrat e skuadrës, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë "kurbani" i merkatove të ardhshme.

Gjithësesi, me ardhjen e Thohir pritet të mësohet edhe e ardhmja e këtyre futbollistëve.../albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori