Nga hero në dështak ... Ku është zhdukur Thomas Muller?
Thomas Muller ka pësuar një metamorfoz të frikshme në sezonin e fundit me Ancelottin. Bayerni i Guardiolës i dominonte ndeshjet gjatë gjithë 90 minutave dhe një lojtar kyç në skemat e tij ishte pikërisht Muller.

Për të gjetur Mullerin e vërtetë duhet të kthehemi pas deri në pranverën e vitit të shkuar. Humbja e një 11 metërshi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid ishte momenti që theu magjinë e 27-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë as në Euro 2016.

Në 16 ndeshje të këtij sezoni në kampionat, Muller ka shënuar vetëm një gol. Ai ka në total 999 minuta pa shënuar që prej asaj sfide kundër Wolfsburgut në kampionat. Një moment vërtet i errët në karrierën e njeriut që konsiderohej ikona e futbollit modern në Gjermani.
Shtuar më 07/02/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori