Nga Hollanda: Juve doping në finalen e 96-ës
Futbollistët e Juventus kanë marrë doping të llojit EPO para finales së Champions League kundër Ajax në vitin 1996. "NOS", Enti hollandez për Transmetimet, raporton lajmin "bombë" të bazuar në kërkimin e dy shkencëtarëve italianë, Giuseppe D'Onofrio dhe Alessandro Donatti.

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë shenja dopingu gjatë kërkimeve në klubin torinez në vitin 1998 dhe të dielën priten të publikohen të gjitha dokumentat e zbuluar.

Finalja e Champions '96 u fitua nga Juventus pas goditjeve të penalltive me rezultatin 4-2, ndërkohë koha e rregulllt përfundoi në barazim 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori