Nga Ibrahimovic te Coutinho, formacioni me 11 blerjet e dështuara të Barcelonës në merkato (FOTO LAJM)

Barcelona ka arritur suksese të mëdha 20-vjeçarin që shkoi duke u shndërruar në një nga klubet më të forta në botë.

Shumë emra të rinj dolën nga ekipet zinxhire të akademisë për të mbërritur deri te skuadra e parë, siç janë Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi... etj.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe Barcelona nuk është treguar dhe aq e zonja në tregun e transferimeve, duke shpenzuar shumë para në disa lojtarë që asnjëherë nuk përmbushën pritëshmëritë.

Një prej tyre është edhe Zlatan Ibrahimovic, që veshi fanellën e Barcelonës për vetëm një sezon, apo edhe Coutinho që u largua pa ardhur mirë.

Së fundmi, "Marca" ka bërë bashkë një formacion me blerjet më të këqija të Barcelonës në 20 vitet e fundit. Si emra nuk duken aspak keq, por ajo që dhanë në fushën e lojës ishte totalisht jashtë pritshmërive.
Shtuar më 03/04/2020, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori