Sipas “Il Corriere della Sera”, Cristiano
Ronaldo, i cili ishte i pushuar
kundër Beneventos, zgjedh vet se kur luan.
Ylli portugez është shënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë sezon me nëntë gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Ronaldo ishte pushuar
kundër Beneventos dhe sipas disa raporteve në Itali pritet të startojë
kundër Dinamo Kievit të Mërkurën edhe pse “Zonja e Vjetër” tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve.
“Il Corriere della Sera” diskuton problemet e komunikimit të Andrea Pirlos me një pjesë të dhomës së zhveshjes së Juventusit dhe sugjeron që
Ronaldo vendosi të mos luante
kundër Beneventos të Shtunën.
Raporti shton se disa lojtarë të Juventusit nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, veçanërisht në fazën mbrojtëse me ekipin që shpesh shtrihet më shumë se që duhet.
“Zonja e Vjetër” fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura pa CR7 këtë sezon.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 16:56