Kamza ka prezantuar
ditën e sotme drejtorin e ri ekzekutiv. Bëhet fjalë për Fabio
Cordela.
Italiani ka një CV tepër të pasur teksa në të kaluarën ka qenë
drejtori i Juventusit, përgjegjës për zonën Amerikano-Jugore si dhe drejtor
sportiv i klubit hungarez Honved.
Cordela kishte një kohë të gjatë që ishte shkëputur nga futbolli, teksa qe përkushtuar te biznesi i verës, ku është pronar edhe i një kantine në Itali.
Italiani u prezantua
ditën e sotme në ambientet e klubit kryeqytetas, ku ishin të pranishëm edhe trajneri Ernes Gjoka si dhe
drejtori sportiv i Kamzës.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 19:30