Nga Kina mohohet kalimi i Ramirezit tek Inter
Pëlqej
Mesfushori brazilian i klubit kinez Jiangsu, Ramirez ka kohë që përflitet si një përforcim i mundshëm i Interin në merkaton e dimrit. Mediet italiane prej ditësh raportojnë se është arritur akordi mes dy klubeve, që kanë të njëjtin pronar dhe se mbërritja e Ramirezit në Milano është thjesht çështje ditësh.

Por në orët e fundit, media pranë klubit kinez, ka mohuar gjithçka, duke raportuar se braziliani do të vijojë të luajë në Azi, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ish mesfushori i Chelseat shikohet si një element mjaft i domosdoshëm nga Spalletti, për vetë faktin se mbulon disa pozicione në fushë dhe ka shumë eksperiencë europiane.

Gjithashtu, ky do të ishte edhe një transferim që nuk rëndon arkat e klubit zikaltër, pasi do të kryhej në formë huazimi, por në bazë të raportimeve të medieve kineze, ka ndryshuar krejtësisht rrjedha e ngjarjeve dhe tani drejtuesit e Interit do të duhet të përqendrohen në ndonjë objektiv tjetër./albeu.com/

Shtuar më 16/01/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori