Nga “lufta” mes Realit dhe Barcelonës për talentit e Tottenham përfiton Juventusi
Mesfushori danez i skuadrës së Tottenham, Christian Eriksen, mund të transferohet te Juventusi verën e ardhshme. Edhe pse 27-vjeçari është kërkuar me insistim nga dy gjigandët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, duket se bardhezinjtë kanë qenë më konkretë.

Sipas "Calciomercato", drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Parataici, ka nisur prej kohësh kontaktet, duke hedhur piketat për këtë transferim.

Kontrata e Eriksen me skuadrën londineze skadon verën e vitit 2020. Ai ka refuzuar disa herë rinovimin e saj, duke konfirmuar se ka dëshirë të largohet dhe të luajë në një ekip ku mund të fitojë trofe. Ardhja e Cristiano Ronaldo te Juventusi duket se ka bindur Eriksentransferohet në Torino, ku mund të fitojë si titullin kampion ashtu dhe Champions League.

Juventusi ka lëvizur më shpejt në merkato si Real e Barça, duke kontaktuar si me menaxherin ashtu dhe me lojtarin, që duket se është dakord të transferohet në Serinë A. Gjithsesi, ardhja e Zinedine Zidane te skuadra e Real Madrid mund të ndryshojë sërish situatën, pasi skuadra "merengues" asnjëherë nuk ka hequr dorë nga talenti I Tottenham. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori