Partizani bën goditjen e madhe në merkato ne janarit. Klubi i kuq, sipas informacioneve që vijnë nga
Maqedonia e Veriut, ka arritur të sigurojë shërbimet e Ferhan Hasanit, ish-sulmuesin e Shkëndijës së
Tetovës, me të cilin drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është takuar ditët e fundit. "
Buba", shkruan "infOSport.mk", e ka pranuar ofertën e
Partizanit e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i kuq.
"
Buba" mësshet se ka pranuar të firmosë për një vit e gjysmë për 16 herë kampionët e Shqipërisë. 30-vjeçari do të jetë pa dyshim ndër më të paguarit e Superiores.
Vitin e fundit "
Buba" Hasani ishte pjesë e Helsingin Jalkapalloklubi në Finlandë e tashmë për herë të marrë në karrierë do të provojë të fitojë titull kampion në Kategorinë Superiore. Te
Partizanit 30-vjeçari do të gjejë Stenio Juniorin, me të cilin njihet mirë, pasi kanë luajtur bashkë te Shkëndija e
Tetovës.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 19:08