Nga Milani asgjë e re (VIDEO)
Massimo Ambrosini (AC Milan)
Vazhdon të thellohet kriza në Milan. Edhe sonte, në takimin e Grupit C në Champions të zhvilluar në Estadio La Rosaleda, Milan ka pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0 nga Malaga.

Në takimin e zhvilluar në Estadio La Rosaleda, vendasit patën një rast të shkëlqyer në pjesën e parë nga penaltia, mirëpo Joaquin dështoi të shënonte.

Goli vetëm i ndeshjes u shënua nga Joaquin në minutën e 64-të ndërsa vlen të thuhet se i njëjti futbollist në pjesën e parë dvshtoi në realizimin e një penalltie.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Zenit St. Petersburg dhe Anderlecht ka përfunduar me rezultat 1-0.

Pas kësaj xhiroje, Malaga kryeson grupin me nëntë pikë, ndërsa Milani është i dyti me katër pikë. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2012, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori