"Nga një koment në Instagram", prezantuesja flet për lidhjen me Strakoshën

Thoma Strakosha u bë “kryefjalë” e mediave shqiptare dhe italiane ditët e fundit, për shkak të përjashtimit që i bëri Christian Panucci nga dy eliminatoret e marsit, ndaj Turqisë dhe Andorrës. Madje, ky përjashtim u llogarit ndër shkaqet, që e çuan presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në shkarkimin e italianit, pas humbjes 2-0 me turqit, në “Loro Boriçi”.

Sidoqoftë, “gardiani” shqiptar i Lazios nuk ka munguar as në mediet rozë. Më herët, ai ishte përfolur për një lidhje dashurore me prezantuesen shqiptare, Arjola Shehu. Gjithçka nisi nga një koment i portierit tonë kuqezi në Instagramin e bukuroshes, që prezantoi “Kënga Magjike”. Ky “pikëtakim” u përhap me shpejtësi në formë lajmi nga portalet, sidomos ato rozë, që e bënë fakt të kryer: Arjola Shehu është në një lidhje me futbollistin Thomas Strakosha.
Vetë Shëhu ka sqaruar gjithçka dje, për emisionin “Thumb” në ABC News: “Është abuzuar me këtë gjë. Unë atë njeri nuk e kam takuar asnjëherë në jetë. Si mund të lidhesh me një njeri, që s’e ke takuar kurrë, s’e ke përshëndetur njëherë nga afër. Për herë të parë unë kam dëgjuar për të në “Kënga Magjike”. Strakoshabëri një koment shumë dashamirës.

E kapën portalet dhe filluan. Ai më bëri një koment, unë i dhashë “like”. Kaq ishte e gjitha, shkruan TS. Tani, të më lidhësh me një njeri, që nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës, më duket shumë e tepërt. Nuk e di pse i japim zë diçkaje, që nuk ekziston. Ta lëmë të qetë të birin e botës, se kushedi, ka jetën e vet”.
Shtuar më 25/03/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori