Nga porta në portë, spanjolli bën Maradonën (VIDEO)
Një gol për t’u mbajtur mend! Në Indi është një spanjoll që i ka befasuar të gjithë në përballjen Goa-Jamshedpur, që u mbyll me rezultatin e thellë 3-0.

Ivan Gonzalez, qendërmbrojtës 30-vjeçar, me një karrierë modeste në Spanjë, ka imituar golin e famshëm të Diego Armando Maradonës ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986” duke marrë topin në kufijtë e zonës së tij e për të vrapuar më pas për 80 metra deri sa gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Ndryshe nga legjenda argjentinase, spanjollit në fund të aksionit iu desh edhe pasimi nga një prej shokëve të skuadrës.

Pamje e mësipërme nuk kanë nevojë për shumë komente.
Shtuar më 17/01/2021, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori