Nga porta në portë, super goli i portierit në Angli që po bën xhiron e botës (VIDEO)
Portieri Tom
King ka shënuar një gol spektakolar, nga
porta e tij në
portën e kundërshtarëve.
Portieri i Newport County i dha epërsinë skuadrës së tij pas vetëm 12 minutash të ndeshjes në League Two ndaj
Cheltenham, por në rrethanat më të pazakonta.
King e riktheu topin në lojë nga brenda zonës së tij, por duket se shpejtësia nga era, i dha forcë, para se të kërcej një herë në tokë dhe të fluturonte mbi kokën e portierit të
Cheltenham dhe pastaj në portë.
Ky është goli i parë në karrierën profesionale i portier 25-vjeçarit
King.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 22:41