Nga provokimi i Messit e pëson Neymar, ja pamjet e goditjes me shishe (VIDEO)
Fitorja e Barcelonës ndaj Valencias është shoqëruar me polemika të shumta, për shkak të një incidenti në fundin e ndeshjes.

Lionel Messi ekzekutoi saktë një penallti në minutën e fundit, por më pas shkoi të festonte si prej inatit te tifozët kundërshtarë, duke ngjallur një reagim të madh.

Tifozët e vendas të irrituar nga ky veprim argjentinas kanë filluar që të gjuajnë me sende ndaj lojtarëve të Barcelonës që po festonin me Messin.

Pas sendeve të shumta që janë hedhur një shishe ka goditur në kokë brazilianin Neymar, i cili mbeti i shtrirë në tokë. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2016, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori