Nga ringu në plazh, VanZant "tërbon" me linjat e saj (FOTO LAJM)

Ylli i arteve luftarake, Paige VanZant, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit.

Të mërkurën është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes.

Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2019 ka pozuar edhe bukuroshja nga Oregoni, Paige VanZant.

Sportistja e ish-modelja 25-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi – madje edhe gjysmëzhveshur.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej fotove të Paige VanZant për SI Swimsuit 2019, ndërkaq të gjitha fotot tjera mund t’i shikoni në ueb-sajtin e revistës. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori