Nga Riza Lushta te Hysaj, ja shqiptarët që kanë luajtur në Seria A (FOTO)

Naim Kryeziu, në sezonin 1941-’42 fitoi titullin kampion si sulmues i skuadrës së Romës
Shqipëria dhe Italia do të përballen nesër për herë të parë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e një kompeticioni të rëndësishëm.

Por, nuk janë vetëm tifozët ata që na kanë përfaqësuar gjithë këto vite. Janë plot 21 futbollistë që kanë luajtur në elitën e futbollit italian, në Serinë A.

Gjithçka ka nisur para në vitin e largët 1939, atëherë kur Naim Kryeziu dhe Riza Lushta u transferuan nga Tirana te Roma dhe Bari respektivisht. Më tej, karriera e tyre e suksesshme vijoi me ekipe të tjera, ku përfshihen edhe Napoli apo Juventusi.

Talenti u shpërblye edhe me trofe, si titulli kampion (Kryeziu me Romën) apo Kupën e Italisë (Lushta me Juventusin). Ndërkohë që në ditët e sotme Strakosha, Berisha dhe Hysaj po shkëlqejnë në Seria A duke qenë protagonistë. Më parë diçka të tillë e kanë bërë dhe Tare me Bogdanin./albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori