Nga CR7 te Sandro, 10 lojtarët e Juves që rrezikojnë finalen e Kupës nëse ndëshkohen
Juventusi luan ndeshjen e kthimit ndaj Interit në Kupën e Italisë por 10 lojtarë rrezikojnë pezullimin për finalen e madhe.

TuttoSport ka evidentuar një listë të lojtarëve të rëndësishëm, të cilët janë një karton të verdhë larg suspendimit në Coppa Italia.

Që do të thotë se nëse ndëshkohen të martën mbrëma do të pezullohen për një ndeshje dhe rrjedhimisht nëse Juventusi shkojnë në finale, të ndëshkuarit eventualë nuk mund të luajnë.

Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata, Federico Chiesa, Rodrigo Bentancur, Matthijs de Ligt, Merih Demiral, Arthur Melo, Adrien Rabiot, Federico Bernardeschi e Alex Sandro – janë futbollistët që rrezikojnë pezullimin në rast të ndëshkimit me karton të verdhë.
Shtuar më 08/02/2021, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori