Nga Spanja janë të sigurt, ky është fituesi i Topit të Artë
Edhe pak ditë kanë mbetur për startimin e ceremonisë së evenimentit më rëndësishëm që përcakton vlerësimin e futbollistëve më të mirë të globit siç është "Topi i Artë".

Parashikohet se këtë herë pikërisht në datën 3 dhjetor gjithçka do të serviret ndryshe për shkak të konkurrencës së ashpër të lojtarëve si kampioni dhe nënkampioni i botës si Kylian Mbappe dhe Luka Modric të cilët mendohet se do t’ia vështirësojnë ndjeshëm rrugën yjeve si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messit për fitimin e këtij çmimi mjaft prestigjoz .

Megjithatë ashtu siç nuk pritej e famshmja spanjolle "Onda Cero" i ka thyer paksa parashikimet duke deklaruar me shumë siguri se fantazisti kroat do të triumfojë dhe do të lërë pas 5 herë fituesit e këtij çmimi bashkë me sulmuesin e kombëtares “Trikolor ” dhe njëkohësisht të Atletico Madridit, Antoine Griezmann i cili ka siguruar dy arritje të jashtëzakonshme siç janë fitimi i Botërorit të Rusisë dhe Superkupës së Europës në të cilën "Los Colchoneros" fituan derbin me Real Madridin me rezultatin 4-2 duke i ulur nga froni dominuesit e padiskutueshëm të kontinentit të vjetër gjatë sezoneve të fundit .

S’duhet lënë në harresë edhe një fakt tepër terheqës që ka të bëjë me përfshirjen e Raphaël Varane dhe Mbappe në treshen finaliste , por gjithcka ka marrë një rrjedhë tjetër gjatë ditëve të fundit duke i lënë jashtë kësaj liste dy nga elementët me efikase si në ekipet e tyre respektive ashtu edhe tek kombëtarja e Gjelave.
Shtuar më 28/11/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori