Nga Spanja: Neymar i Barcelonës
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Neymar do te veshe fanellen e Barcelones ne te ardhmen. Te pakten keshtu thone te perditshmet spanjolle qe e cilesojne te perfunduar kete marreveshje. Talenti brazilian ka kohe qe ka firmosur per klubin katalanas dhe pritet qe ne sezonin e ri, 2013-2014, t'i bashkohet pjeses tjeter te grupit.

Mediat spanjolle bejne te ditur se drejtuesit e Barcelones kane firmosur mbi kerkesen e bere nga brazilianet e Santosit, ku shuma ne total per te patur ne dispozicion Neymar, arrinte 40 milione euro nga te cilat 10 milione euro jane paguar si garanci per lojtarin. Ndersa pjesa tjeter e shumes do te paguhet ne momentin e pare qe Neymar zbret ne Catalonja dhe vesh fanellen blaugrana.

Per te ekzekutuar me sukses kete marreveshje presidenti i Barcelones Rossel, ka udhetuar personalisht ne Brazil me qellim bllokimin e çdo tratative tjeter per transferimin e Neymar ne ndonje klub tjeter, madje duke sfumuar edhe Realin e Madridit qe synonte blerjen e talentit 20-vjeçar me çdo kusht. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet