Nga Spanja: Pogba do vetëm Realin
Paul Pogba kërkon Real Madridin. Është ky shkrimi i sotëm nga gazeta spanjolle "Marca" gazetë e cila ndodhet pranë klubit madrilen, shkruan Albeu.com.

Problemi i vërtetë, shkruan e përditshmja sportive, a do të jetë në gjendje të bindë Manchester United për ta lënë të lirë francezin i cili iu bashkua Djajve të Kuq në korrik të vitit 2016 për 114 milion euro.

Ndërkohë një arsye më shumë se përse Pogba mund ti bashkohet Realit lidhet me faktin se bashkombasi i tij Zinedine Zidane e kërkon me cdo kusht Pogba-në në Santiago Bernabeu. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori