Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në "El Clasico"
Real Madridi do të paraqitet në “El Clasico”, të shtunën e ardhshme, me një problem madhor: mungesën e golit. Që kur Cristiano Ronaldo u largua në verën e vitit 2018, ekipit “merengues” i mungon një golashënues tipik. Benzema e mbuloi këtë problem sezonin e kaluar, por e vërteta është se francezi nuk është një goleador dhe as kontributi i pjesës tjetër të skuadrës nuk ka arritur ta zgjidhë mungesën e golit.

Vitin e kaluar, Real Madridi nënshkroi serbin Jovic për të pasur më shumë alternativa dhe mundësi shënimi, por 22-vjeçari është bërë më shumë problem sesa ka dhënë zgjidhje. Jovic i kushtoi Real Madridit 60 milionë euro dhe këtë verë ai ka qenë në kërkim të një ekipi, por serbi është pjesë e kampionëve të Spanjës, në rolin e një alternativë në repartin e avancuar.

Përveç mungesës së një goleadori (si CR7), një tjetër mangësi “Los Blancos” është mungesa e një alternative për Casemiron. Nëse braziliani nuk luan, Real Madrid e ndien shumë mungesën e tij, siç është parë në shumë ndeshje.

Skuadra e Zinedine Zidane, përveçse nga Casemiro, ka krijuar varësi edhe nga Sergio Ramos. Pa kapitenin, Real Madrid shfaqet me shumë probleme në mbrojtje dhe mbetet pa lider.

Reali shkon në “El Clasico” pa një mbrojtës të djathtë natyral, pasi Carvajal dhe Odriozola janë të dëmtuar. Në këtë pozicion pritet të aktivizohet Nacho.
Shtuar më 22/10/2020, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori