Nga Tirana, në Fier e Korçë: Betejat e Superiores nuk mbarojnë

Vllaznia dhe Teuta triumfuan ditën e djeshme dhe tashmë presioni është te skuadrat e tjera, që zbresin sot në fushë të luajnë takimet e javës së 14-t të Kategorisë Superiore.

Tirana kampione në fuqi është e dënuar të triumfojë në shtëpi kundër Kastriotit. Krutanët kanë treguar se janë një kockë e fortë dhe sigurisht që në kampin bardheblu vlerësohen maksimalisht.

Apolonia, që në dy ndeshjet e fundit ka marrë katër pikë, pret Laçin e Shpëtim Duros. Presionin e kanë kurbinasit, prej objektivave që kanë dhe sigurisht nuk mund t’ia lejojnë vetes një hap fals që përkthehet me një rritje të diferencës me Vllazninë.

Edhe Partizani është i dënuar sot. Të kuqtë, pas barazimit me Apoloninë, duhet të reagojnë dhe të përballojnë temperaturat e ulëta në stadiumin e Skënderbeut.

Sigurisht do kenë të bëjnë edhe me rezistencën e korçarëve, të cilët duan të marrin pikë e të ngushtojnë diferencën me Bylisin e vendit të tetë.
Shtuar më 16/01/2021, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori