Nga ulëset, tek dushet dhe tualetet: Dalin fotot brenda "Arena Kombëtare" (FOTO LAJM)

Publikohen fotot brenda ‘Arenës Kombëtare’ në kryeqytet, stadiumi i cili është drejt përfundimit dhe, sipas kryeministrit Edi Rama i cili ka nxjerrë pamjet ne rrjetet sociale, “s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës”.

POSTIMI I PLOTE

EDHE PAK… 😉

Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës😊

(Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja😰)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat🤝

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama🥴)

#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱
Shtuar më 16/08/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori