Ngacmon Mourinho: Rregulla të ndryshme për City-n
Jose Mourinho thumbon në distancë rivalët e Chelsea-t për titullin kampion, Manchester City-n për shkak të blerjes së sulmuesit afrikan Wilfried Bony. Ish sulmuesi i Swansea City i kushtoi arkave të klubit nga Manchesteri plot 25 milionë sterlina, ndërsa do të ketë një rrogë prej 100 mijë sterlinash në javë.

Sipas teknikut portugez, edhe ai do e donte në skuadër, por vetëm nëse nuk do të ekzistonin rregullat Fair Play-it Financiar.

"Sulmuesi i mirë. Nëse ata nuk kanë probleme me paratë dhe me Fair Play-in Financiar, bravo. Rregullat janë të ndryshme për City-n", ka ngacmuar Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori