"Ngacmon" Vidiç: Futbolli anglez më i ndershëm
Pëlqej
Nemanja Vidiç flet në vigjilje të ndeshjes Palermo-Inter, e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Mbrojtësi serb ka treguar për mbërritjen te zikaltrit, por nuk ka harruar të "ngacmojë" edhe futbollin italian.

"Isha i ekzaltuar kur më informuan për Interin. Kisha mundësi edhe më parë të luaja në Itali, por ky ishte momenti i duhur për të treguar se sa vlej akoma. Këtu më kanë pritur të gjithë shumë mirë, por edhe me Manchester United nuk ka patur probleme gjatë lamtumirës", është shprehur serbi.

Në fund edhe një "ngacmim" për futbollin italian: "Simulimet? Nuk jam këtu për të ndryshuar mentalitetin, duhet që unë të përshtatem. Preferoj futbollin anglez pasi është më i ndershëm. Duhen tejkaluar disa momente për ta bërë lojën më të shpejtë dhe të pëlqyeshme". /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori