Ngatërrimi i himnit në Francë, reagon Cana: Mungesë respekti
Përballja ndaj kampionëve të botës nisi me një incident për skuadrën tonë.

Organizatorët dhe drejtuesit e stadiumit “Stade de France” ngatërruan himnin, teksa u ekzekutua një i gabuar dhe jo ai shqiptar.

U desh këmbëngulja e stafit të ekipit tonë përfaqësues dhe të vetë futbollistëve që të mos niste ndeshja pa u ekzekutuar më parë himni dhe pa pasur një ndjesë publike.

Lorik Cana e ka denoncuar mungesën e respektit nga vendësit. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat franceze pas ndeshjes së luajtur të shtunën në Paris.

“Unë nuk jam as i shokuar dhe as nuk mbaj mëri. Termi i saktë që unë gjej për të përshkruar këtë situatë është thjesht mungesë respekti. Kaq mund të them”, komentoi Cana për skandalin me himnin para ndeshjes.
Shtuar më 10/09/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori