Real Valladolid e ka ndalur
Atletico Madridin në
xhiron e tetë në La Liga, duke
barazuar 0-0 në "Jose Zorrilla".
Skuadra e Diego Simeones nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në
xhiron e tetë në La Liga, duke
barazuar 0-0 në udhëtim me
Real Valladolidin.
Atletico u mundua në të gjitha mënyrat që të gjejë golin e tri pikëve, por ishte e pamundur kundër një skuadre shumë mirë të organizuar si Valladolid, që gjithashtu sulmoi portën e Jan Oblak.
Pas këtij barazimi, i treti këtë edicion –
Atletico ka pushtuar pozitën e dytë me 15 pikë të grumbulluara, tri më pak se lideri,
Real Madridi.
Shtuar më 06/10/2019,
ora 18:22